Sport

Më në fund Interi gjen fitoren pas dy muajsh, ngjitet në vendin e tretë (VIDEO)

Më në fund ka dritë në fund të tunelit edhe për skuadrën e Interit. Ekipi i Spaletit ka mundur 2-1 Bolonjën në “San Siro” në një ndeshje që ka vuajtur shumë. Zikaltrit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e dytë me Eder, pas një aksioni të shpejtë. Në minutën e pestë është një ish-interist si Palasio, i cili përfiton nga një gafë e Shkriniar në mbrojtje.

Interi futet më këmbëngulës në pjesën e dytë, teksa do të gjejë dhe golin e avantazhit me Karamoh në minutën e 63-të, ndërkohë që disa minuta më pas Bolonja mbetet me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuq të Mbaje.

Miqtë provuan deri në fund që të gjenin golin e barazimit, por nuk arritën. Interi ngjitet në vendin e tretë me 48 pikë, 2 më shumë se Lacio. 

R
Close
Close