Shqipëria

Patenta shqiptare së shpejti do të njihet në këto dy shtete

Për të gjithë ata që u duhet të udhëtojnë në Gjermani apo Spanjë për arsye të ndryshme ka një lajm të mirë.

Së shpejti në këto vende do të njihet patenta shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur negocimin e marrëveshjeve me Spanjën dhe Gjermaninë.

Çështja e patentave përbën shqetësim për qytetarët shqiptarë të cilët sa herë udhëtojnë në vendet e BE duhet të pajisen me patentë ndërkombëtare.

Autoritetet po punojnë për arritjen e marrëveshjeve dypalëshe.

R
Close
Close