Shqipëria

Shpërthehet valixhja e dyshimtë, Policia: Rezultoi bosh

Njësia antieksploziv pranë Policisë së Shtetit ka kryer shpërthimin e një valixheje të dyshimtë të gjetur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, mbrëmjen e së dielës.

Valixhja rezultoi bosh”, tha policia.

Fillimisht policia u njoftua rreth orës 20:25 se “pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë”.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë dhe më pas njësia antieksploziv kreu shpërthimin e valixhes.

R
Close