Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë mbështetje financiare për ekselentët që kanë zgjedhur mësuesinë.

Studentët e mësuesisë jo vetëm nuk do paguajnë tarifë studimi, por do marrin edhe një bursë rreth 1000 USD në vit.

Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në rrugën e të ardhmes së mësuesisë.

“Para pak ditësh më bëri përshtypje një botues i rëndësishëm në vend, i cili tregonte disa të dhëna të një testi, kur ndër të tjera kishte parë që studentët që lexojnë  më pak libra janë studentët e letërsisë. Rezultati lidhje me faktin se ndërkohë letërsia është e lidhur me dhuntitë talenti, përthithet për vite e vit më të dobëtit. Mësuesinë e kanë ndjekur me mesataren 5 apo gjashtë, nxënës të cilët nuk mund të ndiqnin degë të tjera. Askush në një notë mesatare poshtë 7  nuk mund të vijojë në mësuesinë. Heqja e tarifës për studentët që do të zgjedhin mësuesinë me mesatare mbi 9. Për  të gjithë ekselentët, që janë pjesë e mësuesisë të ketë një bursë vjetore 1 mijë dollarësh, e cila do të jepet muaj pas muaji. Kjo është një masë që do të mbështesë të gjitha nevojat për gjatë gjithë vitit.  Nga ana tjetër është me vërtetë për të qenë optimiast, se me vendosje të mesatares ka patur një reagim tërësor shumë pozitiv”, tha Rama.