Nëse ju është dashur të shpenzoni shumë para në produkte kozmetike të kushtueshme është momenti të merni në konsideratë këto këshilla të cilat mund t’i realizoni me një produkt të vetëm.

Ky produkt çudibërës është vazelina, e cila ka një çmim shumë të ulët në treg, por numëron shumë përdorime.
Balsam për buzët: Përdorimi më i përhapur i vazelinës është si balsam për buzet. Aplikoni këtë produkt për të zbutur dhe pëe t’i dhënë një pamjë shkëlqyese buzëve tuaja. Ju mund ta përdorni edhe siper buzëkuqit për të ndriçuar buzët, ose mund ta përhapni me ane të një furçe dhëmbësh, për të eleminuar lëkurën e vdekur tek buzët.

Hidratant trupi: Mund ta aplikoni në pjësët e trupit të cilat janë të predispozuara të thahen, si psh. bërrylat dhe gjunjët. Për duar më të buta, aplikoni vazelinë tek duart, vishni doreza dhe mbajini gjithe natën.

Parandaloni kallot: Aplikoni pak vazelinë tëk këmbët tuaja përpara se të vishni këpucë të reja.
Thonj perfektë: Vazelina ju ndihmon të keni kutikula më të buta nëse ju e aplikoni çdo ditë.

Pastrimi i syve: Për të hequr rimelin dhe penelin nga sytë, merni pak vazelinë, pak pambuk dhe aplikojeni tek qepallat e syrit.

Pastrues fytyre: Nxitoni për tu shtrire pas një dite të lodhshme dhe përtoni të hiqni makeup-in tuaj? Aplikoni këtë produkt në një copë të pambuktë dhe përdoreni për të pastruar fytyrën dhe qafën.

Skrub trupi: Miksoni kripë deti dhe vazelinë dhe përdoreni si skrub natyral për trupin tuaj.

Krem fytyre: Vendosni vazelinë përpara kohës së gjumit në të gjithë fytyrën tuaj, për një lëkurë të butë. Të njëjtën gjë bënte dhe Marilyn Monroe.

Në cantën tuaj të tualeteve: Aplikoni vazelinë në mollëzat tuaja ose miksojeni me pak buzëkuq për t’i formuar një blush kremoz dhe të shndritshëm. Mund ta përdorni dhe si bazë për tonet e syve, në mënyrë që ngjyra të duket më shkëlqyese.

Për majat dyshe të flokëve: Aplikoni vazelinë tek fundet e flokëve për t’i dhënë flokëve tuaja një pamje më të shëndetshme dhe flokë të ushqyer.

Për vetullat: Aplikoni një sasi të vogël tek vetullat tuaja, sidomos gjatë kohës së gjumit, për t’i dhënë formën që dëshironi të nesërmen në mëngjes. Do të dukeni si Cara Delevigne.

Aroma e parfumit zgjat më shumë: Vendosini pak vazelinë tek pikat ku hidhni parfum në mënyrë që aroma të zgjasë më shumë.

Shenjat e bojës së flokëve: Aplikoni vazelinë në rreshtin para fillimit të flokëve në mënyrë që kimikatet e bojës mos të irritojnë lëkurën tuaj.

Dhëmbë të ndritshëm: Vendosni një shtresë të hollë tëk dhëmbët për t’i bërë ato të duken më të ndritshme.

Stiloni flokët tuaj: Mund të zgjidhni ta aplikoni vetëm tek majat nëse dëshironi t’i drejtoni flokët, ose mund të aplikoni një sasi dhe gjatë gjatësisë së flokut për të krijuar valëzime tek flokët tuaj.