Policia e Shtetit ka publikuar listën e personave më të kërkuar nga forcat e  rendit në Kukës.

 

Ne mesin e 15 personave që janë në kërkim spikasin më së shumti Hamdi Haklaj dhe Zylfie Haklaj, ndër të paktet pjestare të këtij fisi të mbijetuar nga konfliktet e tmerrshme në Tropojë pas vitit 1992 ku familja Haklaj humbi shumë anëtarë.

 

Hamdi Haklaj që ka shërbyer edhe në policinë e shtetit është dënuar në vitin 2011 për tre vrasje të kryera në 1993 dhe 1998. Dënimi ndaj tij u dha në mungesë pasi ai gëzonte statusin e azilantit politik në Suedi.

 

Ndërkohe Zylfije Haklaj, motra e 4 vëllezerve të vrarë nga ngjarjet e Tropojës Fatmir, Ylli, Shkelqim dhe Halil Haklaj akuzohet për vrasjen e Rasim Lumneshit.