Anemia është një gjendje ku trupi juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të shëndetshme të kuqe

Me fjalë të tjera kur nuk mbajnë hemoglobinë të mjaftueshme, ose kur këto qeliza nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë. Qelizat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për sjelljen e oksigjenit në trupin tonë dhe largimin e dioksidit të karbonit nga ai

Më poshtë ju rendisim 7 simptoma të anemisë. Kushtojini rëndësi nëse keni ndonjë prej tyre

Lëkura e zbehtë

Kur trupi ynë nuk merr oksigjen mjaftueshëm ose vuan nga një numër i reduktuar i qelizave të kuqe të gjakut, lëkura ndryshon ngjyrën dhe ne dukemi shumë të zbehtë. Kjo nuk vlen vetëm për fytyrën, por për të gjithë trupin, sidomos për duart dhe gjuhën

Rrahje të parregullta të zemrës

Nivelet e ulëta të hemoglobinës e bëjnë zemrën të punojë më shumë sesa normalja. Kjo mund të rezultojë në rrahje të parregullta dhe të shpeshta

Lodhja

Nëse organet tona nuk marrin sasinë e duhur të oksigjenit, trupi ynë duhet të punojë shumë më shumë për të prodhuar energji të mjaftueshme për funksionimin e përditshëm. Kjo na bën të ndiheni shumë të lodhur

Problemet me përqendrimin

Të gjitha organet tona kanë nevojë për oksigjen për të funksionuar mirë dhe truri nuk është përjashtim. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët se ajo që nevojitet, nuk mund të mendojmë qartë dhe vuajmë nga përqendrimi i dobët

Dobësimi i thonjve

Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë, kjo mund të jetë një tjetër simptomë e zakonshme, por jo e njohur, e anemisë. Thonjtë kërkojnë oksigjen për të qëndruar të shëndetshëm

Të çara në skajet e buzëve

Shumica prej nesh kanë buzë të thata apo të plasaritura ndonjëherë nga era, dielli ose temperaturat e ftohta, por anemia shkakton zona të veçanta të plasaritjeve, gjë që ndikon në cepat e buzëve

Dëshira të pazakonshme për substancat jo-ushqyese

Shkencëtarët nuk kanë ende një shpjegim përse anemia shkakton këto dëshira të çuditshme, por më të zakonshmet janë dëshirat për akull, shkumës madje edhe dhe