Gjithmonë gjen arsye të reja për grindje, kështu që qetësia në lidhje me një person të tillë është gati e pamundur

Nëse shpesh jeni të palumtur me partnerin tuaj, nëse ndiheni keq, nëse jeni nën stres dhe ndiheni të rraskapitur, këto janë shenjat e para të marrëdhënies rrënuese.

Problemi i posaçëm paraqitet kur pas një kohe të gjatë që kaloni në një marrëdhënie të tillë bëheni dëshpërues. Personat e pikëlluar mendojnë se problemi qëndron tek ata e kjo çon në depresion edhe më të thellë. Mundohuni të çliroheni nga frika e vetmisë dhe varësitë emocionale, të cilat shpesh paraqiten në një lidhje.

Nëse shihni disa tregues që do t’i prezantojmë se partneri ju bën të pikëlluar, psikologët këshillojnë të largoheni nga ajo lidhje: ndieni sikur ai ka atë fuqinë mbi ju dhe nuk mund t’i rezistoni asgjëje që ai kërkon nga ju; vazhdimisht ju kritikon dhe për këtë arsye humbi vetëbesimin; ju tregon çfarë të bëni dhe si të silleni; mundohet t’ju kontrolloj; ju kërcënon, ose të jetë sipas tij, ose të ndaheni; gjithmonë gjen arsye të reja për grindje, kështu që qetësia në lidhje me një person të tillë është gati e pamundur; ju bind se ai është gjëja më e mirë që ju ka ndodhur në jetë; nëse i bëni ato gjëra të cilat ai i kërkon, në mënyrë që të shmangni grindjet.