Aeroplani kthehet prapa, pasi nëna e harroi fëmijën në aeroport

Aeroplani kthehet prapa, pasi nëna e harroi fëmijën në aeroport

Një ngjarje e pazakontë dhe një gjest i jashtëzakonshëm ka ndodhur në linjën e fluturimit Arabia Saudite-Malajzi.

Piloti i avionit, teksa ishte ngritur në fluturim drejt Kuala Lumpurit, bëri kërkesë të pazakontë për t’u kthyer në aeroport në Jeddah pak pas ngritjes, kur pasagjeri i tha ekuipazhit të kabinës që ajo kishte harruar fëmijën e saj, shkruan “The Guardian.

Në videon e pilotit që bën thirrje në kontrollin e trafikut ajror zbulohet shkëmbimi  i pazakontë midis tij dhe operatorëve të trafikut ajror, pasi ai kërkon leje për t’u kthyer në aeroportin e Mbretit Abdulaziz, përcjell albinfo.ch.

“Perëndia qoftë me ne. A mund të kthehemi?  Skenari, me sa duket i pari për kontrolluesit e trafikut ajror, e lë operatorin të hutuar dhe mund të dëgjohet duke u dhënë të tjerëve se si duhet të veprojë.

“Ky fluturim kërkon të kthehet”, i thotë një kolegu tjetër. “Një udhëtare ka harruar fëmijën e saj në zonën e pritjes”.

Ndërsa piloti dëgjohet duke i përsëritur operatorit të trafikut ajror: “Unë ju thashë, një pasagjer e ka lënë fëmijën e saj në terminal dhe ajo po refuzon të vazhdojë fluturimin”.

Pas disa minutash, trafiku ajror i dha leje pilotit për t’u kthyer në qendër. “OK, kthehu”, thanë kontrollorët e trafikut ajror. “Kjo është krejtësisht e re për ne”, shtuan ata.

Është e rrallë që aeroplanët të kthehen ose të devijojnë  për ndonjë gjë tjetër, përveçse për arsye teknike ose të shëndetit të pasagjerëve.

Në vitin 2013, një fluturim amerikan nga Los Anxhelos për në Nju-Jork u drejtua në Kansas City për shkak të një “pasagjeri shumë të padisiplinuar”, i cili refuzoi të ndalonte të këndonte Whitney Houston, “Unë do të dua gjithmonë”.