Një fëmijë ka humbur jetën një aksident në Tropojë.

“Në aksin rrugor Bajram Curri-Shoshan, ka humbur jetën fëmija i mitur F.P., vjeç 11, banues në fshatin Koçanaj, ku dyshohet të jetë aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimore ku po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes”, njoftoi Policia.