Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.

Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë, duke u përplasur me barrierën ndarëse të rrugës në krahun lëvizës nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit.

Gjatë aksidentit, mjeti i rëndë me targa AA 588 PF ka rrezikuar edhe mjetet që kalonin në krahun e kundërt të lëvizjes, për shkak se trafikndarësja ka lëvizur nga vendi.

Si pasojë e ngjarjes, trafiku është rënduar duke krijuar radhë të gjata makinash.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar plotësisht ngjarjen.