Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni është aksidentuar gjatë natë.

Ngjarja ndodhi teksa ai ishte duke u kthyer me automjetin e tij nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative Ballaban.

Mësohet se Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.

Bëhet me dije se në automjetin e tij ishin edhe dy persona të tjerë Skënder Seferi dhe Hodjan Selmani, ky i fundit kryetar i PS-së në Këlcyrë.

Kryebashkiaku Ndoni ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy personat etjërë janë plagosur lehtë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.