Prej kohësh përflitet për një lidhje të mundshme mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Alba Hoxha.

Në media është raportuar se çifti ka plane për fejesë.

Ndërsa ata nuk e kanë pranuar asnjëherë marrëdhënien, madje kanë deklaruar se janë të dy beqarë.

Në një intervistë për revistën Class, balerina ka treguar se si e koncepton ajo dashurinë dhe ka treguar se e mban mend puthjen e parë, të cilën e quan zbulim.

Dashuria e parë, të kujtohet?

– Po më kujtohet.

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

– Puthja e parë zbulim.

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

– Nëse marrëdhënia është e sinqertë dhe besnike ia vlen të ngulësh këmbë.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?

– Një marramendje e lehtë.

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

– Buzëqeshja.

Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?

– Djemtë që janë të varur financiarisht nga familja.

Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?

– Pamjen fillimisht, trurin dhe humorin.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri?

– Sytë.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

– Nuk e mbaj mend.

Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

– Është gjest kur femra kujdeset për veten dhe do të jetë e kuruar në çdo detaj.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

– Unë nuk besoj tek dashuritë me shikim të parë, përjashtoj disa raste të rralla, kur është e destinuar për të përfunduar në dashuri të vërtetë, dashuria me shikim të parë krijon vetëm iluzione.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

– Dashuria pasuron seksin.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

– Për dashurinë ia vlen të bësh çmendurira.

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

– Unë do të thoja ngjashmëria.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

– Të shihemi në sy.

Sakrifica apo lule dashurie?

– Vetëm sakrifica.

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

– Nga ndjenjat, përkushtimi, sakrifica, sinqeriteti dhe besnikëria

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

– Bregdet, sallatë e ftohtë ,(You’re not alone Michael jackson )

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

– Mesatarisht.