Recital i Malësorit

0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

Mali në këtë poezi është mjedisi në të cilin jeton poeti, shteti, mentaliteti, fati i individit, normat, ligjet.
Një nga tiparet më të qenësishme të krijimtarisë së Migjenit është rrëzimi i idhujve. Mali në mentalitetin dhe kulturën shqiptare simbolizon fuqinë Migjeni ndryshe nga disa shkrimtarë të tjerë e paraqet malin si figurë të keqe. Sipas tij mali simbolizon ngrirjen dhe prapambetjen.

Malet janë mjedisi ku jeton malësori (mentaliteti, shoqëria, kanuni). Nëse dikur ato kanë qenë simbol i ekzistencës, tani janë barrë për kurrizin e malësorëve që nuk i le të marrin frymë. të vazhdosh të flasësh për këtë figurë, ta himnizosh atë do të thotë ta bësh atë të pavdekshëm..

Mali është i fortë, i heshtur (s’bëzanë); ndërsa individi është i dobët dhe ndjehet i shtypur prej tij.

Mali është i fortë, i pathyeshëm, indiferent.

indiferent – mospërfillës – qesh në heshtje (cinik).

Hije e trazueme
Individi në këtë poezi përqaset me lugatin (Unë lugat si hij’ e trazueme…).

Hija, lugati janë figura që kanë të bëjnë me botën e përtejme. njeriu që paraqet Migjeni në këtë poezi është një njeri i gjallë, që merr frymë, por nuk jeton. Pra, është hije në këtë botë.

Klithma të pakënaqura t’instinktit…
Këto janë klithmat e urisë, instinktit të ekzistencës të çdo qenie të gjallë. Fjala klithma bën sintezë me fjalën mal që s’bëzanë.

Trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit…
Në këtë rast ai nuk e ka pasur fjalën as për veten as për brezin e vet. Kjo është një vuajtje që është trashëguar nga brezat e tjerë. Fjala durim në këtë varg është shumë e rëndësishme sepse këta njerëz duke pasur durim dhe duke mos u ngritur në revoltë e kanë bërë këtë vuajtje të përjetshme.

Arsyet e vuajtjes së malësorit janë këto:

uria
padrejtësia që i bëhet
pafuqia për të ndryshuar situatën

Për shkak të kësaj pafuqie kemi edhe dramacitet të theksuar që paraqitet me anë të antitezave:
qesh – vdes

hesht- vuaj

Shkaqet që e detyrojnë malësorin të godasë malin janë:
uri, padrejtësia dhe pafuqia për të vepruar.

Mali hesht. Edhe pse përditë …

Me gërvishtje në lëkurë nuk zgjohet mali, por Migjeni kërko grushtin e fuqishëm për ta rrëzuar atë.

Lojë varrimtare…

Malësori jeto me shpresë që këtë kafshatë t’ja falë mali por shpresa e gënjen. Malësori gërmon varrin e vet dhe në vend që të ushqehet me trupin e malit bëhet kafshatë për malin.

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!

mali nu bën zë = indivii i dobët

strofa 3

Mali hesht. Edhe pse përditë…

mali hesht = individi lojë varrimtare. Atij nu i bën përshtypje që shtypet nga mali.

strofa 4

Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.

mali hesht dhe qesh – njeriu vuan dhe vdes

strofa 5

Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…

mali hesht dhe dridhet – individi qesh dhe kënaqet.

Në strofën e fundit nuk ndodh ndërrimi i roleve. çdo gjë është pjesë e imagjinatës së poetit. ajo qeshje që përmend poeti mbetet vetëm dëshirë, nuk është një ëndërr e realizuar.

Grushti i malësorit është një grusht i paligjshëm sepse mali është shteti, ligji, rregulli. Paradoksi i gjithë kësaj qëndron në faktin se mali është ligjshmëria por kjo ligjshmëri nuk sjell drejtësi. Grushti që është i paligjshëm do të sjellë drejtësi.