Në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” janë anuluar disa fluturime natën e sotme. 

Udhëtarët të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë sot, u është thënë se anulimi i fluturimeve ka ndodhur si pasojë e mjegullës së dendur.

Përmes imazheve të dërguara nga lexuesit e Indeksonline, shohim që një numër i madh i udhëtarëve kanë mbetur duke pritur në ambientet e këtij aeroporti.