Athinë, 24 tetor 2018 (MIA) – Ish ministri grek i Mbrojtjes Janos Papadopulos dhe bashkëshortja e tij Stavrula Kuraku me pranga në duar mbrëmë vonë ishin dërguar në stacionin e arrestimeve në policinë greke, ndërsa sot do të transferohen në ndonjë prej burgjeve greke, pasi që të dy gjykatësit hetues për luftë me korrupsionin dhe prokurori njëzëri vendosën që bashkëshortët të arrestohen për shkak të larjeve të parave me vlerë prej 2,8 milionë frangash zvicerane.

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari Papandoniu, në periudhën prej vitit 2001-2004 derisa ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeverinë PASOK, sipas aktakuzës e cila është mbi 800 faqe, ka nënshkruar një marrëveshje në vitin 2003 për modernizimin e gjashtë fregatave ushtarake dhe ka marrë dhuratë prej 2,8 milionë frangave zvicerane.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina në marrjen në pyetje e cila ka qenë maratonike, mbi 16 orë, që filloi të hënën, ndërsa përfundoi mbrëmë vonë, çifti bashkëshortor i mohon të gjitha aktakuzat për të cilat ngarkohet.

Papandoniu konfirmon se nuk ka marrë para për fregatat e dakorduara, ndërsa bashkëshortja e tij konfirmon se paratë janë nga koha kur ish ministri ka punuar jashtë shtetit.

Vlerësimet, sipas aktakuzës, siç transmetojnë mediat greke, janë se me larjen e parave, çifti bashkëshortor Papandoniu-Kuraku, i ka bërë dëm shtetit me vlerë prej rreth 400 milionë eurosh.

Gjatë ditës Prokuroria do të vendosë në cilin burg do të transferohet ish ministri dhe bashkëshortja e tij.

Janos Papandoniu vlente për një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish kryeministrit grek të PASOK-ut, Kostas Simitis.