Carlos Ghosn, shefi i gjigantit japonez të makinave Nissan, është arrestuar lidhur me pretendimet për ‘sjellje të pahijshme financiare’.

Ghosn, një figurë e lartë në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma pas një takimi të bordit të enjten, tha shefi ekzekutiv i firmës.

Ai është akuzuar për mos raportimin e plotë të pagës së tij dhe përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Firma tha se nuk mund të japë detaje të mëtejshme mbi veprat penale.

Ndërsa Nissan ka kryer hetime të brendshme për disa muaj, nxitur nga një raportim.

Sipas mediave japoneze, Ghosn nuk raportoi një shumë që arrinte deri në 44 milionë dollarë gjatë një periudhe pesëvjeçare nga viti 2011.

Nga viti 2010, firmave japoneze u është kërkuar të zbulojnë pagat e drejtuesve që fitojnë mbi 886 mijë dollarë ose 100 milionë jen.

“Nissan thellësisht kërkon falje për shkak të shqetësimit të madh të aksionerëve tanë,”-tha kompania.

Firma tha se i kishte dhënë informacion Zyrës së Prokurorëve Publikë Japonezë dhe do të vazhdonte ta bënte këtë.