Jose Mourinhos i është dashur të ecë në këmbë për të mbërritur në ‘Old Trafford’, pasi autobusi i Manchester United është bllokuar përsëri në trafik. Manchester United sonte takohet me Juventusin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’  nuk kanë arritur të mbërrijnë me kohë në stadiumin ‘Old Trafford’, shkaku i trafikut të ngjeshur në rrugët e Mançesterit. Kjo ka bërë që Jose Mourinho që dalë që kishte ngecur, për të vazhduar në këmbë rrugën drejt ‘Old Trafford’, shkruajnë mediet në Angli.

Kujtojmë se skuadra e Manchester United kishte arritur me vonesë në stadium edhe në sfidën paraprake në Ligën e Kampionëve kundër Valencias.