Me ardhjen e festave të fundvitit, pritet që shumë pasagjerë të udhëtojnë drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza. Për të shmangur problematikat që mund të hasin qytetarët gjatë festave, para udhëtimit, Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon të gjithë pasagjerët, veçanërisht ata drejt dhe nga destinacionet Italiane (që përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të udhëtarëve në Aeroportin e Tiranës) si më poshtë:

Pasagjerët 3-4 orë para se të nisen, të kontrollojnë në internet faqet zyrtare të aeroportit nga nisen ose të kompanive ajrore, pasi mund të ketë vonesa ose anullime, për shkak të motit me rreshje të dëndura shiu dhe dëbore në rajone të ndryshme të Italisë dhe Evropës.

MOS HARRONI TË DREJTAT TUAJA!

Në rast të problematikave, si vonesa mbi 3 orë, ose anullim kur ndodhen në aeroport, pasagjerët kanë të drejtë të marrin falas nga kompanitë ajrore ushqim, akomodim në hotel dhe një telefonatë falas.

Gjithashtu, bazuar në rregulloret Europiane të transpozuara edhe në legjislacionin shqiptar, në raste të vonesave ose anullimit të fluturimit për shkaqë që s’lidhen me motin, pasagjerëve ju takon me ligj 250 eu kompensim, nga ana e kompanive ajrore. Mënyra e vetme për të përfituar është duke plotësuar formularin e ankimimit dhe më pas dërgimi me email te adresat customcare të kompanive ajrore, bashkë me evidencat e biletës.

Nëse kompanitë japin një përgjigje që s’ju duket e drejtë, atëherë kontaktoni Autoritetin e Aviacionit Civil për asistencë në adresën [email protected]

Në Rinas mund të na gjeni në kt e dytë mbi check in ose në numrat e mëposhtëm të telefonit:

http://www.aac.gov.al/te-drejtat-e-pasagjerit/

Sektori Për Të Drejtat e Pasagjerit

Tel: +355 42 381 959 / +355 44 539 959

Deri në këtë përiudhë janë rreth 700 kompensime të aprovuara nga kompanitë ajrore nga rreth 1900 formularë të dorëzuar pranë AAC, shifra më e lartë në 25 vite.

Pjesa më e madhe nga “Blue Panorama”, ndërsa kompania më problematike në këtë aspekt vijon të jetë “Fly Ernest”, e cila duke shfrytëzuar legjislacionin europian ka bllokuara prej muajsh procesin e kompensimit të pasagjarëve.

AAC në bashkëpunim edhe me Autoritetin e Aviacionit Civil Italian dhe me Komisionin Europian?????????, është duke punuar për masa shtesë ndaj kësaj kompanie.

  • Aviacioni Civil këshillon udhëtarët: Nëse ju vonohet avioni mbi 3 orë, merrni falas…

360grade.al