Banorët e Astirit nuk heqin dorë nga protesta e tyre për të kundërshtuar shembjen e banesës në zonën ku pritet të ndërtohet Unaza e Madhe. Mbrëmjen e sotme ata kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve tek Unaza e Re, duke shkaktuar kështu trafik. Protestuesit e cilësojnë projektin një aferë korruptive të qeverisë Rama.

Në ditën e 44 të protestës thirrje që dominuan ishin “Qeveri e krimit”, “Qeveri hajdute”, “Burg për hajdutët”. Në mbështetje të tyre ishin dhe deputetë të opozitës.