Klubi katalanas ka bërë një blerje për të ardhmen.

Klubi i Barcelonës ka zyrtarizuar blerjen e 19-vjeçarit Jean-Clair Todibo nga Toulouse që nga 1 korriku.

Blaugranat kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate se lojtarit i përfundon kontrata me Toulouse më 30 qershor dhe do të vijë te Barça si futbollist i lirë.

Todibo dallohet kryesisht për formimin e tij fizik. Ai është i gjatë 1 metër e 89 centimetra, por shquhet edhe për aftësitë tekniko-taktike.

Qendërmbrojtësi francez është pjesë e përfaqësueses U-20 të Francës dhe e ka nisur karrierën në qendër të mesfushës, që do të thotë se ka fituar shumë siguri në pasim dhe kontrollin e topit.