U bë bujë e madhe transferi i tij te Barcelona.

Ousmane Dembele është një nga transferet më të shtrenjta të Barcelonës.

Por, Barcelona dhe Ousmane Dembele duket se përfundimisht do t’i ndajnë rrugët.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se skuadra katalunase i ka thënë lojtarit që të gjejë skuadër të re.

Sipas “RAC1”, lojtari do të jetë i lirë të largohet qysh në afatin e janarit.

Dembele erdhi nga Dortmund si një nga talentët më premtues mirëpo nuk po arrin të lërë gjurmë në “Camp Nou”.