Barcelona është njoftuar se ish-presidenti i tyre, Josep Luis Nunez, ka ndërruar jetë.

Spanjolli ishte presidenti i katalonasëve nga viti 1978 deri në vitit 2000, përcjell “lajmi.net”.

Në Kataloni kanë mbetur të shokuar nga ky lajm, pasi pak kush e kishte pritur se ai do të ndërronte jetë.

Nunez përshkruhet si një njeri që e kishte ngjallur Barcelonën dhe e kishte bërë skuadrën që është sot.

Katalonia sot është në zi, duke nderuar ish-presidentin e klubit blaugranas, që bëri një punë të madhe për më shumë se dy dekada. /Lajmi.net/

Barcelona në zi: Ndërron jetë ish anëtari i tyre më i rëndësishëm