Ditët e para të muajit dhjetor janë shoqëruar edhe me mbylljen në masë të pikave të basteve sportive në qytetin e Korçës.

Të paktën 50% e pikave kanë mbyllur qepenat dhe dyert, duke transferuar bazën materiale drejt qendrës, ndërkohë që jashtë kamerave, menaxherët pohojnë se do të zhvendosin aktivitetin në Kosovë dhe Maqedoni, ku ligji i lejon.

Nga ana tjetër, kazinotë janë duke vazhduar normalisht aktivitetin e tyre, duke shfrytëzuar kështu edhe javët e fundit për të punuar deri më 31 dhjetor.

Në Korçë, komuniteti kërkonte prej kohësh largimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive, duke i konsideruar këto aktivitete si fajtore për një seri problemesh sociale, që nga humbja e parave e deri te divorcet.