Duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike. Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë, me kuaj, me qen, apo me çdo lloj skllavi të faunës shqiptare”.

Kjo është një nga deklaratat e shumta që kryeministri Edi Rama ka bërë që nga fillimi i këtij muaji për mbylljen e lojërave të fatit që në fakt mori një kthesë të papritur në Komisionin e Ekonomisë.

Një amendament i propozuar nga Partia Socialiste ja heq bastet iniciativës private dhe ja kalon shtetit ndërmjetësimin dhe organizimin për këtë kategori.

Braçe: Neni 1, përgjegjësia e shtetit. Organizimi, zhvillimi, ndërmjetësimi i lojërave të fatit, basteve sportive dhe lotarisë është përgjegjësi e shtetit. Kundër nuk ka, abstenim nuk ka, miratohet.

Në bazë të këtij amendamenti, sipas Ministrit të Financave pas datës 31 dhjetor as lotaria kombëtare nuk do të ketë të drejtë që të vendosë lojëra.

Ahmetaj: Asnjë shoqëri, përfshirë dhe lotarinë kombëtare, nuk mund të vendosë apo të ofrojë lojëra fati sipas konceptit, funksionit/funsionimit të VLT-së.

Asnjë nga deputetët e Partisë Socialiste nuk e kishin të qartë rrugën sesi do të bëhet kjo por kthesa e papritur e këtij vendimi vendos pikëpyetje të mëdha nëse vendimmarrjen e ndryshoi lobimi apo dhe kërcënimet që kishte paralajmëruar kreu i qeverisë që kishin nisur të vinin nga burgjet edhe për deputetë të PS-së.

Një protestë e paralajmëruar të martën para Komisionit të Ekonomisë u anulua, pasi Shoqata e Basteve tha se nuk kishte marrë leje nga policia.

Ku konsistojnë ndryshimet në ligj

Shtohet neni 1 

Përgjegjësia e shtetit 

“Realizimi i zhvillimit dhe ndërmjetësimi i lojrave të fatit e basteve sportive e lotarisë është përgjegjësi e shtetit.”

Shtohet tek neni 2

2/1 Ky ligj ka dhe këto objektiva 

1- Parandalimin e varësisë ndaj lojrave të fatit e basteve dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për një luftë efektive kundër kësaj varësie kontrollin e kësaj varësie në kanale të supervijuara për të mos lejuar përhapjen e tyre në tregun e zi kundërveprimi për të siguruar të rinjtë dhe lojtarët

2- Kontrollin e kësaj varësie në kanale të supervijuara për të mos lejuar përhapjen e trye në tregun e  zi

3- kundërveprimi për tw siguruar të rinjtë dhe lojtarët..

  1. Sigurinë që lojrat e fatit të kryhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe garantimin që lojtarët të jenë të mbrojtur ndaj praktikave mashtruese të cilat lidhen me krimin
  2. Të parandalojë kërcënimet për integritetin e konkurencës sportive, nëpërmjet veprimtarisë së fiksimit të rezultateve sportive, pra atë që hyn në lojrat sportive. Dhe paragrafi për të arritur këto qëllime: Janë vënë në dispozicion masa të ndryshme kufizuese ndaj aktiviteteve të lojrave të fatit, ndaj: varësisë, mashtrimit, manipulimit, kriminalitetit.

Pr/ligji per lojrat e fatit të enjten në Parlament, Braçe: Deputetët presion kriminal

Socialisti Braçe ka qene ai qe ka publikuar draftin qe do te votohet ne seacen e se enjtes.

Ai tha se deputetët “kanë provuar presionin maksimal kriminal të segmenteve të caktuara që administrojnë sot akvitetin e lojrave të fatit.”

Erion Braçe: “Dua të më besoni se këta njerëz që janë këtu dhe të tjerë që nuk janë tani në këtë sallë, por do të jenë të enjten në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kanë provuar gjatë gjithë këtyre ditëve presionin maksimal kriminal të segmenteve të caktuara që administrojnë sot aktivitetin e lojrave të fatit. Ja ku janë, nuk ndalen dhe sot meritojnë respekt për aktin dhe për votimin e tyre në sallën e Kuvendit.”

U miratua dhe dhe propozimi për ndalimin e reklamave të basteve sportive audiovizive dhe tek media e shkruar

Ndërkohë Lotaria Kombëtare do të vijojë aktivitetin e saj si një konceison por pa asnjë element VTL(kazino elektonike).

 

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.