Reshjet e shiut duket se kanë përfunduar për disa ditë.

Siç bëhet e ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të nisin reshjet e dëborës në zonat që janë në 800 metra mbi nivelin e detit.

Gjithashtu do të ketë edhe rënie të mëdha temperaturash.

Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe nesër:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten vetëm reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshje në formë dëbore në Lindje mbi 800 m.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 15 °C

në vendet e ulëta: 5 / 14 °C

në vendet malore: -2 / 7 °C

Era

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa veri të vendit deri e fortë.

Image