Bill Clinton me portret të ri në Prishtinë

Bill Clinton me portret të ri në Prishtinë

Portreti i Bill Clinton, ish presidenti i SHBA-ve që konsiderohet të jetë edhe miku më i madh i shqiptarëve ka marrë ngjyra më të forta në Bulevardin Bill Clinton në Prishtinë. Duket që në prag të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës është duke u investuar edhe në billborde, e sidomos në ato që kanë një rëndësi të madhe për Kosovën.

Siç shihet edhe nga foto, sipër fotografisë ku shihet Clinton është vendosur flamuri i Kosovës, ndërkaq nën të, flamuri i SHBA-së. Fotoja e vjetër e ish-presidentit në po të njejtën ndërtesë , u hoq rreth një javë më parë. Fotografia e Clinton qëndron në këtë ndërtesë që nga përurimi i shtatores së tij, në vitin 2009.

Bill Clinton me portret të ri në Prishtinë

loading...