Sipas të dhënave jo zyrtare, thuhet se ky Ferrari LaFerrari i përket biznesmenit dhe aktorit Robert Herjavec

Duket se nuk është kohë e mirë, për të qenë pronar i ndonjë hiper-makine.

Para disa ditësh, u raportua se një McLaren Senna u dëmtua keq në një rrugë të boshatisur në Mynih të Gjermanisë. Dëmi i shkaktuar, kushton gati sa vet makina që kur u lansua kushtonte rreth 850 mijë euro.

Lajmi nuk ishte aq i saktë, ndërsa mësohet se shpenzimet për ta riparuar atë McLaren kapin shifrën e rreth një milion eurove. Tani një LaFerrari është përplasur në Beverley Hills.

Dëshmitarët që e kanë parë dhe e postuan një imazh në Instagram, tregojnë Ferrarin e dëmtuar në masë të madhe, teksa tregojnë se një pasagjere ka dalë përjashta gjatë ndeshjes, që besohet se nuk kishte lidhur rripin e sigurisë.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se nuk ka të lënduar, vetëm se nuk ka dhënë detaje shtesë.

Mediat që merren me automobilizëm, raportojnë se ky Ferrari LaFerrari i përket biznesmenit dhe aktorit Robert Herjavec, është ylli i filmit ‘Shar Tank’. Nuk bëhet e ditur, se çfarë vlere duhet të paguhet për ta rregulluar. /Telegrafi/

Biznesmeni e dëmtoi rëndë një LaFerrari gjatë përplasjes