Reshjet e dendura të dëborës kanë “pushtuar” Italinë, duke bërë që shumë aktivitete të pezullohen.

Një situatë që mund të ndikojë negativisht dhe në kampionatin italian, me Bologna-Milan që rrezikon të shtyhet.

Stadiumi “Dall’Ara”, ku është programuar për tu luajtur takimi është mbuluar nga dëbora, por mediat italiane sigurojnë që ndeshje do të luhet normalisht.

Mësohet se autoritet vendore kanë pastruar të gjitha rrugët që të çojnë në stadium dhe tifozët pritet të jenë të shumtë.