Fikuset duan dritë, difenbahia larje të rregullt, orkidetë lagështinë, ndërkaq kaktuset qetësinë.

Pak ujë, aspak ushqim dhe temperatura e përhershme – shkurtimisht këto janë këshillat për kujdesin dimëror të luleve të dhomës.

Problemi më i madh gjatë dimrit është t’u sigurohet drita natyrale luleve, sepse në hapësirë të mbyllur ajo u mungon më së shumti.

Kjo do të thotë që duhet gjetur vend ideal për secilën lule dhe të mos zhvendoset deri në pranverë.

Mirëpo, edhe kur gjendet vend i papërshtatshëm për dimërim, siç është këndi i errët në dhomë me ngrohje qendrore, bimët nuk është mirë të zhvendosen në tarracën e ftohtë me xhama, sepse do të përjetojnë shok.

Temperatura e bimëve të dhomës duhet të jetë prej 15 deri në 20 gradë dhe hapësira nuk bën të ketë rrymime ajri. Saksitë duhet të vendosen afër dritares, jo afër radiatorit.

Çfarë duhet të dini për kujdesin dimëror të luleve (Foto)

Gjatë dimrit lulet nuk bën të riushqehen, pos ato të cilat lulëzojnë në këtë stinë të vitit siç janë ciklamini, azaleja, ylli i kërshëndellave…

Fletët e thara duhet rregullisht të mblidhen, mirëpo jo edhe që lulet të mbëltohen, sepse nuk zhvillohen dhe është mirë të pritet pranvera.

Shumica e luleve ujiten vetëm aq sa dheu të mos jetë i thatë. Shumicës së luleve të dhomës u përshtatet ajri i lagësht, i cili arrihet me renditjen e gurëve të vegjël në kapak dhe me vaditje me ujë.

Spërkatja e rregullt me ujë u bën mirë këtyre luleve: drurit të jetës, benjanimi dhe fieri, por jo edhe luleve të cilat kanë fletë të mëndafshta.

Çfarë duhet të dini për kujdesin dimëror të luleve (Foto)

KAKTUSET kërkojnë më së shumti dritë, por jo edhe hapësirë të ngrohtë. Për të lulëzuar në pranverë, dimrit patjetër duhet ta kalojnë në vend të freskët, pa ngrica. Nuk bën të ujiten. Hapësirë ideale është tarraca me xhama.

Çfarë duhet të dini për kujdesin dimëror të luleve (Foto)

ORKIDETË dhe vjollcat afrikane patjetër duhet t’i lini në dërrasën e dritares, ndërkaq ujitet me zhytje komplete të saksisë. Kur lulëzon bishtaku pritet në nyjën e tretë, ndërkaq ushqehet një herë në muaj.

Çfarë duhet të dini për kujdesin dimëror të luleve (Foto)

FIKUSET dhe lulet e ngjashme me ta kërkojnë mjaft dritë, ndërsa kur nuk janë në kushte të përshtatshme u bien fletët. U pengojnë zhvendosja dhe rrymimi i ajrit. Ujiten rrallë, ndërkaq spërkaten me ujë çdo ditë.

Çfarë duhet të dini për kujdesin dimëror të luleve (Foto)

ANTURIUMI është i ndjeshëm ndaj ndryshimit të vrullshëm të temperaturave dhe duhet gjithmonë ta mbani në dhomë. Ujitet një herë në javë me ujë të ndenjur dhe me atë rast u fshihen fletët me leckë të njomë.

Çfarë duhet të dini për kujdesin dimëror të luleve (Foto)

DIFENBAHIA e do dritën, por jo drejtpërdrejt nga dielli, ujitet një herë në javë dhe me sfungjer rregullisht i fshihen fletët.