Këngëtarja, Samanta Karavella ka pozuar në mes të borës edhe pse është shumë ftohtë.

Bukuroshja shqiptare ka sjell një fotografi në rrjete sociale ku shihet e veshur me një fustan të kuq gjersa shfaqet në mes të borës, shkruan lajmi.net.

Duket se Karavella nuk po e ndien të ftohtin pasi ka sjell një nga imazhet më të bukura të saj dhe mjaft artistike.

Samantën që nga vera nuk e kemi parë aktive në muzikë ndërsa dy projektet e fundit të publikuara nga ajo janë, “E jotja” dhe Kush jam”, të cilat u pëlqyen nga publiku.

"Çmendet" Samanta Karavella, del me fustan të çelur në mes të borës (Foto)