Ç’po ndodh në protestën e “Astirit”, Basha niset me urgjencë drejt banorëve

Po ndodh tani. Banorët e Unazës së Re marshojnë drejt Komisariatit 2-Video

Është tensionuar sot protesta e banorëve të Unazës së re. Kjo për shkak të njoftimeve se policia do të tentojë të mësyjë mbi banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Në këtë zonë janë grumbulluar forca të shumta policie dhe FNSH-së. Drejt protestës është nisur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Facebook edhe ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje policisë të ndalë terrorin mbi banorët, të cilët i quan “heronjtë e Unazës së Re”.

“Ndal terrorit policor, raperzaljeve të narkopolicëve të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe Vasalit të tij ndaj heronjve të Unazës së Re.Narko policia i ka rrethuar ata. Qënderstarët kanë bllokuar rrugën”, – shkruan Berisha.

 

Banorët thanë se forcat policore përpos që kanë rrethuar proestuesit janë pozicionuar edhe në cepat e pallateve duke filluar nga sheshi “Shqiponja’ deri poshtë te “Astiri”

Ata thanë se deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar nga radhët e tyre, por në këtë situatë represioni ata nuk kanë ndërmend të largohen nga rruga, duke qëndruar aty gjithë natës.

 

 

loading...