Pronari i Leicester Cityt është përplasur me helikopter afër stadiumit të klubit.

Presidenti i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha është përplasur me helikopterin e tij personal jashtë stadiumit të Leicesterit “King Power Stadium”.

Një video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet helikopter i marrë në flakë pas përplasjes disa minuta pas barazimit me West Hamin të shtunën mbrëma.