Ndodh që njerëzit e lindur në këtë shenjën,ndonjëherë të paragjykohen se janë shumë të drejtëpërdrejtë dhe janë të parët që nisin debatet.

Por e vërteta është se ka kaq shumë gjëra për të mësuar rreth kësaj shenje, siç është Dashi…

Kështu, që për të krijuar më mirë një ide se çdo të thotë vërtetë të jesh i lindur në atë shenjë, po ju tregojmë 10 karakteristika unike që e bëjnë Dashin shenjën më të mirë të zodiakut.

Dashi është një lider i lindur që e di se çfarë duhet të bëjë gjithmonë.

Duke qenë se jeni shenja e parë e horoskopit, Dashi është pioner për gjithçka.

Janë gjithmonë gati për të vepruar dhe lumturohen, kur marrin përsipër të drejtojnë diçka në mënyrë spontane.

Konfidenca e tyre i ndihmon të kalojnë të gjithë pengesat dhe s’do të jenë kurrë ndjekës të të tjerëve.

Ata dinë si t’i përgjigjen çdo situate për të dalë në fund fitues.

Është e kotë të komandosh një Dash!

 

Nuk i frikësohen asnjë lloj rreziku!

Dashi është ekstremisht kurajoz dhe konsiderohet si shenja më e fortë në të gjithë zodiakun.

Ata janë shumë të fortë dhe mund të përballojnë çdo lloj sfide.

Ndryshe nga shenjat e tjera, Dashi beson tek fuqitë që zotëron dhe di si t’i përdorë ato.

Njerëzit e një shenje të tillë do të luftojnë gjithnjë për atë çfarë duan, edhe nëse kjo do të thotë të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë.

Është vështirë të parashikosh një Dash, do të jenë gjithnjë spontanë…

Ashtu si zjarri, i nxehtë dhe jo gjithnjë i llogjikshëm edhe njerëzit e kësaj shenje nuk mendojnë gjatë për lëvizjen e tyre të ardhshme.

Me një Dash s’ka asnjë shans që të mërzitesh, sepse në një mënyrë apo një tjetër do ta gjejnë gjithnjë si ti bëjnë gjërat interesante.

Nuk kanë kohë të merren me budallallëqe

Dashët janë shumë të ndershëm dhe u pëlqen të jenë të drejtëpërdrejtë me njerëzit.

Meshkujt dhe femrat e kësaj shenje njihen si krijesat më të ndershme.

Mos e ngatërroni me arrogancën kur një Dash ju thotë të vërtetën në sy.

Ata e bëjnë këtë me familjen dhe njerëzit që duan.

Do ta thonë gjithnjë atë që mendojnë.

Mos prisni nga askush tjetër t’ua thotë gjerat siç janë, përveçse dikujt që i përket shenjës së zjarrit.

Ah, ata i urrejnë justifikimet, kështu që “përrallat me mbret” nuk do t’ju ecin me një Dash.

Mos harroni se kanë një shqisë të 6-të, për të kuptuar kur dikush po përpiqet t’i fyejë inteligjencën.

Një Dash është besnik deri në vdekje. Kur vjen puna tek dashuria ata i duan të gjitha ose asgjë.

Sapo gjejnë dashurinë e vërtetë, njerëzit e kësaj shenje, nuk lëkunden lehtë.

Janë të dashur, të përgjegjshëm dhe besnikë ndaj lidhjes.

Ata do të gjenden gjithnjë për partnerin e tyre.

Kur një Dash të jep fjalën e tij, s’ka kthim pas.

Janë gati të lëndojnë veten përpara se ta bëjne atë qellimisht me dikë tjetër.

Nëse ti ke nevojë për të në 3 të natës, ai do të jetë aty.

Është vetëm disa minuta larg.

Një Dash mund të jetë njeriu më i ëmbël në botë…ose makthi juaj më i keq.

Zakonisht ata nuk duan të nisin konflikte apo të argumentojnë gjëra nëse ti sillesh mirë dhe tregon respekt.

Kujdes me fjalët që lëshoni rreth tyre.

Mund të pendoheni kaq keq më vonë…

I kanë sytë gjithmonë drejt suksesit.

Ata janë të lindur për të qenë të suksesshëm në çdo gjë që marrin përsipër.

Janë ambiciozë dhe punojnë për të arritur qëllimet e tyre.

Duan gjithnjë të jenë ata të parët dhe të tjerët që i ndjekin pas. Kanë plane për të ardhmen dhe s’ndalojnë lehtë.

Ata janë njerëz shumë bujar dhe mendojnë shumë për të tjerët.

Dashi është bujar me të tjerët.

Ai ndjen kënaqësi kur i jep njerëzve, por ka një problem kur atij i bëhen komplimenta apo dhurata.

Jo se nuk janë mirënjohës, por s’presin gjë kurrë nga të tjerët.

Një Dash nuk mendohet 2 herë të shpenzojë para kur vjen puna tek familjarët apo njerëzit që do, ndërsa për vete duket sikur kënaqet me gjërat minimale.

Janë njerëzit e duhur për të bërë qejf kur del!

Njerëzit e kësaj shenje janë bekim kur vjen puna tek argëtimi.

Shumë duan gjithnjë ta kenë në tavolinë një Dash, thjesht, sepse është shumë qejf kur ata janë aty.

Janë energjikë dhe nëse bëhet biseda më e mërzitshme, ata do të dinë ta kthejnë në shaka.

Ata janë gjithashtu shumë të kujdesshëm dhe për familjen do të bënim çdo gjë.

Femrat e kësaj shenje janë të orientuara drejt familjes dhe nëna shumë të mira.

Do t’ju ndihmojnë të shihni anën më të mirë të çdo problemi

Pavarësisht figurës dhe fort dhe personalitetit të hekurt që ata tregojnë, janë shumë të butë dhe herë herë ndjejnë pasiguri.

Ata kalojnë shumë kohë duke reflektuar rreth vetes dhe janë më shumë të mendueshëm se sa praktikë.

Por, niveli i inteligjencës së tyre emocionale është shumë i lartë dhe kanë aftësi fantastike për të lexuar të tjerët!

Dashi, pse është shenja më e fortë e Horoskopit…

+ Horoskopi i vitit 2018 për shenjën e Dashit: Dashuria, shëndeti, puna dhe paratë

Jeni padiskutim protagonistë të një viti intensiv dhe energjik.

Plutonin duhet ta konsideroni një aleat dhe një shok shumë të çmuar.

Edhe Saturni është më në fund në një pozicion shumë të privilegjuar me shenjën tuaj, duke mbështetur dhe aprovuar në mënyrë të pakushtëzuar dëshirat tuaja.

Jupiteri do të kujdeset për ekonominë tuaj.

Neptuni favorizon lidhjet e reja miqësore dhe propozon zgjidhje të reja për çështje të vjetra. 2018-ta premton zhvillime produktive dhe qëndrueshmëri emocionale që do ju bëjë të jetoni qetësisht dashurinë që prej kohësh po kërkoni.

DASHURIA – Dashuri e qëndrueshme

Për shkak të situatës yjore dhe duke parë historinë tuaj sentimentale, – jo gjithmonë në lartësinë e pritshmërive tuaja-, dashurisë kërkojini vetëm një gjë:

T’ju dhurojë siguri! Doni të frymëzoheni nga një dashuri solide e mbështetur në baza të forta, përveç përfshirjes seksuale që do t’ju shërojë nga zhgënjimet.

Saturni në bashkëpunim me Plutonin do të dinë të ndezin erosin në raportin tuaj duke ju dhuruar aftësi të jashtëzakonshme në perfomancat tuaja mes çarçafëve.

Por duhet të bëni hapa të kujdesshëm, nëse doni të jeni të sigurt që edhe për personin e zemrës gjendja sentimentale i dhuron të njëjtat aspirata, përveç se është përfshirëse.

Qëndrimi i gjatë i Afërditës tek Akrepi dhe Peshorja deri në 2018-ën (6 tetor – 16 nëntor) ju sugjeron të përdorni armën e durimit për një marrëdhënie që keni për zemër, ndërkohë që në pjesën qendrore të 2018-ës situata bazohet në ndjenja reciproke, bashkëpunim dhe tërheqje fizike.

Për shumë persona do të jetë viti i kurorëzimit të një ndjenje shumë të rëndësishme.

PUNA – Situatë në rritje

2018-ta do të jetë një vit i favorshëm për punën.

Shanset pozitive janë.

Vështirë se do të rrëmbeheni nga plogështia dhe falë mbështetjes së planetëve pozitivë do të jepni më të mirën, duke përmirësuar pozitën tuaj.

Të gjitha këto do sjellin afirmime të rëndësishme që do të kenë zhvillim gjatë 2018-ës.

Yjet nuk ju premtojnë një vit ku gjithçka është e mirëqenë, duhet një pjesëmarrje më aktive nga ana juaj.

Dhe me mbrojtjen e tyre do të arrini të finalizoni zgjedhjet tuaja profesionale, duke arritur objektivat që i keni vënë vetes prej kohësh, me grintën e zakonshme që dallon karakterin tuaj.

Në pjesën e parë të 2018-ës, Marsi mund të sjellë spekulime financiare të vazhdueshme.

Progresi ekonomik është kushti ideal për të çuar përpara një marrëdhënie pune, ku nuk do të shihni të pakësohen aftësitë tuaja teknike dhe menaxheriale.

Në të njëjtën rrugë do të vazhdoni edhe në pjesën qendrore të vitit 2018, ndërkohë që në vjeshtë priten fitore dhe kënaqësi të reja profesionale të mbështetura nga Jupiteri që ndodhet në shenjën e Shigjetarit, që me ju do të jetë me siguri bashkëpunëtor shumë bujar.

PARATË – Luftoni për atë që është juaja

Situata financiare e fillimvitit është ajo që do ju bëjë të vendosni mbi zgjidhje precize dhe të detajuara:

Do të ndërmerrni beteja të forta për të arritur mirënjohje dhe marrë meritat si personale ashtu edhe profesionale.

Mos kini frikë, yjet janë shumë bujarë dhe do ju japin mundësi për të arritur përmirësime të mëdha.

SHËNDETI – Jepini trupit mundësinë për të shkarkuar stresin

Parashikimet për vitin 2018-të premtojnë: shkathtësi, fizik perfekt dhe gjallëri.

Në pjesën e parë të 2018-ës përpiquni të mos dembeloseni dhe jepini organizmit mundësinë për të shkarkuar stresin duke bërë më shumë ushtrime fizike dhe sport.

Kur të arrini format e dëshiruara duhet të dini t’i ruani për gjithë pjesën tjetër të vitit.

Nuk do ju mungojë dëshira për të marrë pjesë edhe në gara të rëndësishme.