Ylli i Real Madridit, Gareth Bale është lojtari më i fundit që përballet me akuzat për tatimin e papaguar në Spanjë dhe ka marrë vendimin se duhet të paguajë 337 mijë euro.

Uellsani nuk ka deklaruar të pagesat e tij që datojnë që nga ardhja e tij në Madrid në vitin 2013 dhe supozohet se ai nuk ka paguar 337 mijë euro, shkruan GazetaBlic.

Një numër yjesh në të gjithë futbollin spanjoll janë kapur në çështje të ngjashme ligjore, përfshirë ish-shokun e Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messin e Barcelonës.

Detajet e gjobës së Bale janë publikuar sot në El Mundo Deportivo – me shpresën se shuma e papaguar do të paguhet në mënyrë të plotë në javët e ardhshme.