Ish-zv/ministri Taulant Muka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se njerëz që kanë studiuar tek universiteti Kristal janë bërë deputetë.

Muka: Vërtetë u mbyllën universitetet private dhe u quajtën piramida. U dënua ndokush? E di që ata që i diplomuan tek Universiteti Kristal sot janë shefa kabineti? Janë deputetë. Kush punonte tek Kristali? Vali Bizhga. Është sot shefe kabineti. Dhori Kule ka qenë atje. Ervin Demo ka filluar atje. Ka qenë sekretar dhe u bë zv/ministër. E di që ka turk që nuk di shqip dhe ka doktoraturë shqip. 370 shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë marrë doktoratura tek UET-ja sepse ata i kanë kufizuar titujt akademikë.