Në shenjë protestë për vrasjen e shtetasit Konstandinos Kacifas, dhjetëra grekë në Athinë kanë djegur flamurin Shqiptar, duke lëshuar thirrje raciste dhe kërcënime për hakmarrje.

Ndërsa, në banderolat që mbanin në duar shkruhej: Konstandinos Kacifas i pavdekshëm.

Ata dëgjohen teksa thonë njëzëri:

Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje

Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë

Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka

Ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon

Jashtë tani të gjithë shqiptarët.