Një nga ekipet më të mira në botë tani do të stërvitet duke përdorur një aplikacion të krijuar nga një djalë nga Prishtina.

Shkodran Arifi është përzgjedhur të krijoj dizajnin e aplikacionit “Coplace”, i cili u ndihmon trajnerëve të futbollit të ushtrojnë lojtarët e futbollit, por edhe për të komunikuar me stafin dhe lojtarët.Djali nga Prishtina punon dizajnin e aplikacionit të FC Barcelonës

Ky aplikacion është pelqyer nga Akademia e Barcelonës ka arritur marrëveshje me kompaninë ku punon Arifi, dhe këtij të fundit iu besua ky program i rëndësishëm.

Punën e tij e kryen nga Prishtina, por aplikacionet punohen për gjithë botën.