Borussia e Dortmundit, është shpallur kampione dimri, pas një fitore të arritur kundër Gladbahut, me rezultatin 2-1. Ekipi i drejtuar nga Favre, ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 42-të me Sancho, por vetëm katër minuta më vonë shtë barazua, në 1-1.

Në pjesën e dytë Gotze, i ka dhënë fitoren ekipit të tij. Tani më Dortmundi ka 42 pikë në përfundim të kësaj faze të parë. Skuadra e po bën një sezon fantastik deri tani duke mrekulluar arenën europianë me këtë futboll që po bën.