Lajme të mira vijnë nga Turqia, aty ku prej disa javësh po qëndron efektivja Ina Nuka, e plagosur  në protestën e dhunshme të 22 nëntorit nga protestuesit e Astirit. Nuka pritet të kthehet së shpejti në Tiranë pas disa ndërhyrjeve të vështira kirurgjikale në Ankara. Ina Nuka humbi dy gishta pasi u qëllua me një kapsollë e cila i plasi në dorë.

Lajmin e jep ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, i cili ka shpërndarë një foto me Nukën dhe thotë se ndërhyrjet kanë rezultuar të suksesshme.

 “#Fotoedites me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë.”, shkruan ambasadori.

Drejt shërimit policja Ina Nuka, pas disa ndërhyrjesh në Ankara së shpejti vjen në Tiranë (Foto)