Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa nuk ka harruar të urojë Shqipërinë për Festat e Nëntorit.

Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me flamur në dorë para gjithë fansave të saj. Videon e ka shoqëruar me dy imazhe pranë partnerit Isaac, ku të dy shkëmbejnë puthje teksa janë të mbuluar me flamurin shqiptar.

Nuk munguan edhe fjalët e Duas në gjuhën shqipe: “Urime dita e flamurit Shqipëri me shumë dashuri. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri.”

Ndërkohë, artistet e tjera shqiptare me famë botërore si Bebe Rexha e Rita Ora nuk kanë bërë ende një urim.