Vendosja e emrit të fëmijës është një ndër vështirësitë më të mëdha për prindërit. Në fund të fundit, ata do jetojnë me këtë epitet përgjatë tërë jetës së tyre dhe, në rast se mund të mos i pëlqejë fëmijës, atëherë faji do adresohet tek nëna dhe babai.

Për t’ua lehtësuar këtë zgjedhje, uebsajti “Stay at Home Mum” ka grumbulluar opinionin e 900.000 prindërve për të zbuluar se cili emër do të jetë më i populluari për djemtë.

Në bazë të rezultateve të arritura, “Stay at Home Mum” ka konkluduar se dy emrat më popullor që do dëgjohen tek fëmijët në vitin 2019 janë Çarli dhe Liam.

Emri ‘Liam’ përkthehet në një ushtar kokëfortë dhe mbrojtës familjar, ndërsa kemi rastin e aktorëve si Liam Neeson dhe Liam Hemsworth që më së miri përfaqësojnë këtë emër.

Ndërkaq, për emrin Çarli thuhet të rrjedh nga anglishtja e vjetër britaneze, që nënkupton “burrë” dhe përfaqëson fortësi.