Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ka qenë një automjet që ka përplasur për vdekje një çift të moshuarish në fshatin Vloçisht. Report Tvmëson se këmbësorët po ecnin në anë të rrugës kur u përplasën nga makina. Goditja ka rezultuar fatale për dy bashkëshortët.

Mësohet se burrë e grua u transportuan me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës, por humbën jetën si pasojë e plagëve të rënda.