Në ditën e dytë të protestës së studentëve, ministrja Lindita Nikolla thirri në një takim rektorët dhe dekanët e universiteteve publike.

Në një mbledhje me dyer të mbyllura, kreu i Arsimit diskutoi sëbashku me drejtuesit e institucioneve arsimore VKM-në Nr.288 për të cilën studentët kërkojnë ndryshimin e Pikës 4.

Në përfundim të takimit, Nikolla dha një konferencë për mediat teksa u shpreh se është e qartë si drita e diellit që qeveria nuk mund të ndryshojë tarifat.

Megjithatë, Nikolla tha se do të shfuqizohet pika 4 dhe ky vendim do të merret që sot.