Ka rinisur sërish protesta në ditën e 28-të të saj, nga banorët e Astirit, të cilët refuzojnë projektin e Unazës së Madhe që i hap rrugë shembjes së ndërtesave të tyre.

Banorët kanë bllokuar të dyja akset e rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht në aksin e Unazës së re janë duke vijuar punimet dhe IKMT ka shembur disa banesa, ndërsa janë shkulur pemët dhe shtyllat e ndriçimit.