Futbollisti Daniel Correa Freitas, i cili luan në skuadrën e Sao Paulos në Brazil, është gjetur i vrarë në një pyll në Sao Josè de Pinhais, në jug të Brazilit.

Sipas të dhënave të para të disa nga tabloidëve vendas, lojtari 24 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve dhe plagëve të thella të marra nga mjete të mprehta.

Në kufomën e tij janë gjetur shenja të shumta torture dhe çarjesh me thikë.

Lajmi për vdekjen e të riut është dhënë përmes një lajmërimi në rrjetet sociale të skuadrës në të cilën 24-vjeçari luante.

Në një raport zyrtar paraqitur për këtë rast, lexohet:

Duke parë trupin, kuptojmë se kemi të bëjmë me një situatë shumë të dhunshme. Daniel kishte dy prerje shumë të thella në pjesën e qafës. Koka ishte thuajse e shtypur, ndërsa organet gjenitale i ishin shkëputur”.

Trupi i pajetë i 24-vjeçarit u zbulua nga disa persona që po ecnin në pyll dhe janë hasur me pamjet e tmerrit.