Në seancën e së premtes ku u mbajt interpelanca rreth vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, ndodhën ngjarje të papritura, duke nisur nga akuzat, tensionet e deri tek përleshja fizike që për pak ndodhi ndërmjet deputetëve të VV-së e PDK-së.

Gjithçka nisi ministrja Dhurata Hoxha që në atë kohë udhëhiqte digasterin e Drejtësisë, e që tani po akuzohet si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit në burg. Në fjalimin e saj akuzoi Vetëvendosjen se vetë ata e kanë çuar në ‘vetëvrasje’ Deharin, madje ua përmendi edhe Rusinë.

Mediat kosovare shkruajnë se “Vetëvendosje” kërkoi shkarkimin e saj si ministre e Integrimeve që është tani. Kryetari Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë mocionin e interpelancës ku kërkohet shkarkimi i ministres Dhurata Hoxhës dhe zyrtarëve policorë që kanë qenë përgjegjës atë ditë.

Por teksa deputetët debatonin, Hoxha është kapur në pozita aspak të lakmueshme. Shihet se është përballur me një stres të lartë, aq sa i kafshonte edhe thonjtë e pastaj i hidhte në tokë. Mimikat e fytyrës së saj tregojnë se ministrja donte të ‘shpërthente’ në ato momente.

Kujtojmë që po në atë seancë, deputetët e VV-së nuk e lejuan të fliste ministren, kështu duke brohoritur e goditur tavolinat para vetes. Për më shumë shikojeni videon në vazhdim: