Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, ka shprehur mbështetje për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar pas lajmit për dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet.

“Ne jemi me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkruan Bolton.

John Bolton

@AmbJohnBolton
Prime Minister Edi Rama of Albania just expelled the Iranian ambassador, signaling to Iran’s leaders that their support for terrorism will not be tolerated. We stand with PM Rama and the Albanian people as they stand up to Iran’s reckless behavior in Europe and across the globe.

2,277
9:55 PM – Dec 19, 2018
Twitter Ads info and privacy
1,213 people are talking about this
Twitter Ads info and privacy
Edhe sekretari i Shtetit në Amerikë, Mike Pompeo, ka përgëzuar Ramën për largimin e dy agjentëve iranianë që thuhet se kishin planifikuar sulme terroriste në dy Shqipëri.

“Kombet evropiane kanë penguar tri komplote iraniane vetëm sivjet. Bota duhet të jetë e bashkuar për të dënuar regjimin iranian deri sa të ndryshojë sjelljen destruktive.

Sot tch raportoi se Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend. Lajmi ishte konfirmuar edhe nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Secretary Pompeo

@SecPompeo
I commend PM Edi Rama’s expulsion of two Iranian agents who plotted terrorist attacks in #Albania. European nations have thwarted three Iranian plots this year alone. The world must stand together to sanction #Iran’s regime until it changes its destructive behavior.

1,810
10:46 PM – Dec 19, 2018
Twitter Ads info and privacy
990 people are talking about this
Twitter Ads info and privacy
Shqipëria shpall non grata dy diplomatë iranianë