Molla është frut, me ndikim të madh pozitiv në shëndetin tonë. Ul në mënyrë të dukshme, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndihmon kundra kapsllëkut dhe mban konstante vlerat e sheqerit në gjak.

Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit.

Mrekullia tjetër e mollës si frut, është që atë mund ta hash në çfarëdo lloj kohe. Një mollë në ditë mjafton, dhe ti nuk ke nevojë për doktor, thotë një fjalë e urtë. Mrekullia e frutit të mollës qëndron sidomos tek lëkura. Vitamina C dhe betakaroteni që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë gjenden në të.

Një studim në Holandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepë të grirë dhe 4 gota çaj, arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjes së zemrës. Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolesterinës në gjak, duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale.

Ka lloje të ndryshme mollësh, por ai më specifiku për këto lloj sëmundje është molla e ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin “Grany Smith”. Duhet të shtojmë, se vitaminat e mollës mund t’i marrim në një farë mënyre dhe nëpërmjet lëngut të saj (Kalium dhe Eise), megjithatë duhet theksuar se asnjëherë lëngu i mollës nuk do të ishte një zëvendësim i vetë frutit.

Efektet e sojës
Shumë gra që vuajnë nga zemra diagnostikohen gabimisht, pasi shenjat e para të sëmundjeve të zemrës tek gratë janë ndryshe nga ato tek burrat. Mjekët analizuan 20 mijë pacientë në 14 vende të ndryshme dhe zbuluan se 8 për qind e atyre që ishin të sëmura nga zemra, kurrë nuk ishin ankuar për ndonjë dhembje në kraharor. Interesante është se mundësitë për vdekje të atyre që nuk kishin dhembje në kraharor ishin 3 herë më të mëdha.

Në vend të dhembjes, gratë mund të ndiejnë mungesë frymëmarrje, dhembje në shpatull, ose qafë, provojnë djersitje, të vjella dhe ndonjëherë edhe humbje ndjenjash. Mënyra që mjekët zakonisht përdorin për diagnostikim është Elektro-Kardio-Grami, ose E-K-G. Por sipas mjekëve, kjo metodë mund të mos japë rezultate për shkak të paqëndrueshmërisë hormonale tek gratë. Mjekët bëjnë të ditur se EKG-ja mund të japë rezultate më të sakta vetëm për disa gra. Kardiologët në të vërtetë mund ta shohin qarkullimin e gjakut në zemër.

Studimi i rekomandon mjeket, e posaçërisht ata që punojnë në spitalet e ndihmave të shpejta që të shtojnë vetëdijen e tyre ndaj shenjave të tilla të vogla të sëmundjeve të zemrës në mënyrë që pacientët të diagnostikohen sa më parë.

Madje, shkencëtarët hedhin e poshtë idenë se soja mund t’i ndihmoje gratë pas periudhës së menopauzës për të luftuar simptomat e plakjes, siç janë humbja e kujtesës, dobësimi i kockave dhe shtimi i kolesterinës. Gjithashtu, ata thonë se soja përmban edhe një element të ngjashëm me estrogjenin dhe se nuk ka të dhëna që të tregojnë se përdorimi i sojës është i dëmshëm.
I nxehti dhe zemra

Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre, që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e krizave dhe të infarktit. Dhe ata që vuajnë nga zemra nuk janë të paktë. Një studim i kryer nga mjekë të klinikës “Mayo” në Shtetet e Bashkuara, tregon se një në çdo katër vetë, mbi moshën 45-vjeçare mund të preket nga sëmundje të zemrës.

Të dhënat e studimit i shtyjnë mjekët dhe pacientët të kenë parasysh se pushimi i zemrës nuk shkaktohet vetëm nga pompimi i pamjaftueshëm i gjakut, por edhe atëherë kur pompimi i gjakut është normal, por zemra nuk është në gjendje ta absorboje atë.

Simptomat tipike të kësaj sindrome janë lodhja, vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të këmbëve dhe probleme në ritmin e rrahjeve të zemrës. Për të shmangur një fatkeqësi, mjekët e kësaj klinike rekomandojnë zbatimin e masave parandaluese kundër presionit të lartë të gjakut.

Molla
Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet. Frutat përmbajnë rreth 15 për qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotine (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut.

Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive. Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi.

Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë. Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet. Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminoze.

Molla e egër
Molla e egër takohet si dru jo i lartë ose si shkurre. Degët i ka plot me gjemba. Bën pjesë në familjen e trëndafiloreve. Gjethet i ka vezake, të zgjeruara dhe pa push. Lulet që çelin në prill- maj janë të bardha dhe anash ngjyrë trëndafili. Fruta e saj është e rrumbullakët, e vogël, me shije të thartë. Gjendet rrallë nëpër pyje e buzë arash. Shërben në shkallë të gjerë si nënshartese për të shartuar mbi të mollë të buta.

Në mjekësinë popullore përdoren frutat e mollës së egër, të cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrë verdhuke. Ato vihen një nga një me dorë, pa i dëmtuar, në mënyrë që të ruhen për një kohë sa më të gjatë. Ruhen në kashtë. Përdoren edhe lëvoret e degëve. Frutat e mollës së egër, përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid malik.

Mollët e egra kane veti rrudhëse. Ato përdoren me efekt në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të grykës e faringut, me anë gargarash (shpëlarje e gojës). Edhe lëvorja e degëve ka veti rrudhëse dhe përdoret me rezultate të mira kundër etheve. Rezultate shumë të mira mollët e tharta kanë dhënë kundër sëmundjes së sheqerit.

Faktorët për një shëndet sa më të mirë:
Të konsumohen sa më shumë lëngje të pasura me vitamina.
Kryesisht vitaminat më të mira janë B1, B6 dhe vitamina C.
Duhet të eliminohet sa më shumë përdorimi i kafeve.
Të eliminohet konsumimi i pijeve alkoolike.
Të eliminohet pirja e duhanit.
Këshillohen shëtitje në ajër të pastër.
Është e preferueshme që të gjitha moshat të konsumojnë çaj.
Të shmangen lëvizjet gjatë orëve kur i ftohti është më i ashpër.
Kujdes të mos vishen me rroba shumë të trasha.
Veshjet e stinës duhet të jenë të përshtatshme për rehatinë e trupit.

Faktorët që shkaktojnë parainfarktin në kohë të nxehtë:
Stresi i vazhdueshëm shkakton parainfarkt
Pirja e duhanit është faktor kryesor për një sëmundje zemre. Pirja e alkoolit shkakton probleme dhe parainfarkt në zemër
Mbipesha predisponon gjithmonë një parainfarkt.

Mosha, kalimi i të pesëdhjetave, është ndër faktorët e parainfarktit.
Seksi mashkull është më i prekur nga kjo sëmundje.
Hipertensioni dhe moskurimi i tij shkakton infarkt.
Moskurimi i diabetit bëhet shkak për një infarkt.
Dietat e forta shkaktojnë problemë në zemër.
Kushtet atmosferike luajnë një rol të madh në punën e zemrës.

Sëmundjet e zemrës, nga e kanë origjinën.
Një stres dhe problem i cili e shoqëron personin për një kohë të gjatë, atëherë mund të jetë burim i një sëmundjeje zemre.
Faktor tjetër është duhani, i cili është shumë riskant, kur pihet në sasinë mbi 20 cigare në ditë për një kohë të gjatë, ndihmon në zhvillimin e arterosklerozës në arterien koronare.