Kënga ‘Mos ma merr’ e ka rikthyer në ‘Kënga Magjike’ Era Rusin, shkruan lajmi.net

Për muzikën dhe tekstin e kësaj kënge është kujdesur Filloreta Raçi e njohur për publikun e gjerë si Fifi.

Me performancën e sotme e cila ishte e magjishme, këngëtarja shqiptare mund të konsiderohet si njëra ndër këngëtaret pretendente për ta fituar çmimin e madh.

Janë një numër i madh i artistëve të suksesshëm që po marrin pjesë meqenëse është 20 vjetori i këtij festivali dhe gara është shumë e fortë.